Greqi/ Shqiptari arratiset nga burg si në filma, me vetëm një kartë telefoni
18 Mars 2023, 17:43 / AKTUALITET

Një kartë telefonike është përdorur nga një 48 vjeçar shqiptar për t’u arratisur nga qelitë e mbyllura të policisë në Volos të Greqisë.
48-vjeçari, i cili vuan dënimin me burg për dhunë në familje ndaj gruas dhe vjehrrës së tij , ishte zhvendosur në Volos për gjykimet në pritje ndaj tij.
Pasditen e së enjtes, ai ka arritur të thyejë drynin e qelisë me një kartë telefonike duke u larguar i pashqetësuar.
Policia ka vënë re më pas mungesën e tij dhe pas mobilizimit të menjëhershëm, ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit shqiptar në rrugët e qytetit grek.
Gjykata e shpalli fajtor të pandehurin për arratisje e dënoi me një vit burg, pa lirim me kusht dhe pa ankim.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

