Gazi Braçe në kërkim për vrasjen e italianit: Mik i Tërmet Peçit dhe i përfshirë në disa krime

27 Shtator 2025, 11:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gazi Braçe në kërkim për vrasjen e italianit: Mik i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Salarisë, Tepelenë, ku një shtetas italian është vrarë gjatë një ekspedite gjuetie. Viktima është identifikuar si Edoardo Sarchi, biznesmen nga Italia, i cili po udhëtonte me automjet bashkë me disa persona të tjerë në momentin e ngjarjes.

Sipas dëshmisë së shoferit dhe të dhënave paraprake, një person i armatosur u doli përpara automjetit dhe kërkoi që ai të ndalonte. Menjëherë më pas, autori ka hapur zjarr në drejtim të makinës, duke lënë të vdekur shtetasin italian.

Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si Gazmend Braçe, person me precedentë penalë dhe tashmë i shpallur në kërkim nga autoritetet.

Gazmend Braçe është djali i Eqerem Braçes, një emër i njohur për drejtësinë dhe opinionin publik në jug të vendit. Emri i Braçes së vjetër është përmendur që prej viteve të trazuara të ’97-ës, i lidhur me grupe të armatosura dhe veprimtari kriminale në zonat e Tepelenës dhe Gjirokastrës. Më vonë, ai është lakuar për përfshirje në kultivim të kanabisit, zaptim pronash dhe dyshime për lidhje të ngushta me zyrtarë lokalë.

Sipas burimeve jozyrtare, firma të lidhura me Eqerem Braçen dyshohet se kanë përfituar rregullisht tenderë nga Bashkia Tepelenë, gjatë kohës që kryetar ka qenë Termet Peçi, një figurë politike që disa e konsiderojnë si “aleat të ngushtë” të familjes Braçe.

I biri, Gazmend Braçe, është përmendur në media për incidente të dhunshme, përfshirë një përleshje masive në ambientet e spitalit të Fierit, si dhe për kultivim të lëndëve narkotike në zonën e Salarisë.

Megjithë akuzat dhe historikun e përfshirjes në ngjarje kriminale, ai ka arritur të shmangë ndëshkimin penal ndër vite, gjë që sipas qytetarëve është rezultat i mbrojtjes politike dhe lidhjeve të fuqishme në pushtetin vendor.

Autoritetet janë në ndjekje të autorit, ndërsa pritet që prokuroria të zbardhë plotësisht rrethanat e vrasjes dhe të hetojë lidhjet e mundshme që kanë mundësuar lirinë dhe veprimtarinë kriminale të tij për kaq kohë.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje. Ky tipi ne kerkim esht i njohur per vrasje Esht Djali Eqem Brace Ortaku i Deputetit Termet Peci !

Gazi Bracu esht i njohur per drejtesin normale duhet te ishte ne burg por fal lidhjeve me politiken ka pas gjithmon fat .

pra disa vitesh njihet per Dosja ekskluzive e përleshjes në spitalin e Fierit/ Sherri nisi për një shikim, polici rrëfen si i morën armën nga Brezi nuk esht si i droguar si pretendohet ne media por esht Bos droge dhe i mbrojtur nga shteti !

Eqerem Braçja njihet në Fier si figurë e përfolur që prej viteve ’97, kur emri i tij lidhej me bandat, grabitje dhe kanosje. Më vonë, ai është përmendur shpesh në media dhe raporte lokale për kultivimin e kanabisit, duke u konsideruar si pjesë e rrjeteve të mbrojtura nga politika. Në publik është përfolur se ka gëzuar mbështetjen e kryebashkiakut Termet Peçi dhe lidhje me emra të njohur të botës së drogës në jug, gjë që ka bërë të mbijetojë për vite pa një dënim të formës së prerë.

I biri, Gazi Braçja, ka dalë gjithashtu në skenë në vitet e fundit, i përmendur për parcela kanabisi në fshatin Salari dhe për episode dhune e kërcënime me armë.

Ky esht djali i Eqerem Braçja njihet që prej viteve të vështira të ’97-ës, ku emri i tij lidhej me bandat e armatosura në jug të Shqipërisë, veçanërisht në Tepelenë dhe Gjirokastër. Përveç akuzave të përsëritura për dhunë dhe zaptim pronash, vitet e fundit ai është përmendur shpesh në lidhje me tenderat publikë në Jug.

Burime denoncuese dhe aktorë politikë lokalë pretendojnë se firma e Eqerem Braçes është e pranishme pothuajse në çdo tender të dhënë nga Bashkia Tepelenë, duke e paraqitur atë si “ortak të ngushtë” të kryebashkiakut Termet Peçi. Në këto pretendime, Braçja shihet si pjesë e një rrjeti klientelist, të cilin kritikët e quajnë “pjellë e Rilindjes”.

Sipas të njëjtave burime, është detyrë e institucioneve si SPAK të hetojnë mbi lidhjet mes firmave të afërta me Braçen dhe tenderave të dhënë nga pushteti lokal në jug të vendit/joq

Po ndodh...