Gazetari Adriatik Doçi pranon "përgjimin e gjobave", thotë se merret me reklama!

Gazetari Adriatik Doçi ka reaguar pas publikimit të videove ku ai dëgjohet duke thënë se si mund të vendosësh gjoba ndaj bizneseve.
Në statusi e parë Doçi shkruan se ndaj tij ka nisur një sulm i koordinuar nga kokat e krimit dhe korrupsionit duke përdorur disa fundërrina mediatike.
Arsyet sipas tij pse ai sulmohet janë tre: Kallëzimi pena në SPAK ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhi, kallëzimi në SPAK ndaj Arben Ahmetaj që po e çon drejt burgut dhe më e rëndësishmja se është pjesë e një medie që ka kontribuar për të bindur DASH për të shpallur nongrata Sali Berisha.
Ai shton më tej se një gazetar nga gjobagji dallon tek pasuria dhe sipas tij ai nuk ka asnjë pasuri të palujtshme.
Statusi i plotë:
Sot ndaj meje ka nisur një sulm i koordinuar nga kokat e krimit dhe korrupsionit, duke përdorur disa fundërrina mediatike, të cilat do të marrin përgjigje në vijim ashtu siç e unë e kam në natyrë.
Arsyet janë tre: Kallëzimi penal në SPAK ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Kallëzimi penal që po çon Arben Ahmetajn drejt burgut. Dhe më e rëndësishme se jam pjesë e një media që ka kontribuar për të bindur DASH për të shpallur non grata Sali Berishën.
Sulmi vjen pasi në dorë më kanë rënë fakte të reja për pasuri me vlerë miliona euro që Arben Ahmetaj ka fshehur në emrin e motrës Brunilda Mene dhe kunatit Leonard Mene, pasuri të cilat po nxitojnë t'i shesin për t'i shpëtuar nga sekuestrimi.
Të dhëna të tjera penale do të shkojnë në SPAK për pastrimin e parave nga Monika Kryemadhi jashtë vendit.
Një gazetar nga një gjobagji dallon tek pasuria. Unë kam zero pasuri të palujtshme. Zero. Shikoni pak se çfarë pasurish kanë Elvi Fundo, Naim Nola, Çim Peku, Anila Basha etj., dhe me çfarë parash i kanë krijuar.
Ndërsa në statusin e dytë gazetari shkruan se ishte një kolegë gazetare që duke pirë kafe e pyet se si funksion tregu i reklamave në media, të cilën siç pretendon ai ia ka shpjeguar.
Sipas tij publikuesi është një pseudogazetar Naik Noka, për të cilin dyshon se është i paguar.
Statusi i plotë:
Miq, e ndiej detyrim moral dhe në respekt të fytyrës që kam, të bëj një sqarim për një audio-çimkë të publikuar sot.
Një kolege gazetare, duke pirë kafe, më pyet se si funksionon tregu i reklamave në media. Dhe unë i shpjegoj që kur me një biznes ke marrëveshje reklamimi, nuk mund të publikosh lajme kundër tij.
Ky është një realitet i rëndomtë. Një bisedë që mund ta bëj 1 mijë herë.
Barra morale bie mbi kolegen që përgjon biseda në tavolinë me telefon. Megjithatë e mirëkuptoj kolegen dhe më vjen keq që po e përdorin.
Kush më njeh e di që nuk shantazhohem. Të gjithë dashamirësit e mi të rrinë të qetë.
Unë nuk kam as media dhe as nuk kam lidhur kontratë me askënd, por pa dyshim që kam akses në media.
Publikuesi është një pseudodazetar i quajtur Naim Noka, të cilin dyshoj se kanë paguar. Nuk ka lidhje me gazetarinë.
U kujtova se ky tipi më ka ndërhyrë disa herë për të hequr shkrime. Madje, një herë, më ka marrë në mesanatë si sekser.
Nëse do të bëjë gazetari, të tregojë nëse pagoi gjë për porosinë që unë i kreva në atë rast? Ky është morali dhe burrëria.
Unë po godas korrupsionin dhe po nxis drejtësinë e re për të çuar drejt burgur ish ministra dhe ish kryeministra. Për mua, sulme të tilla janë të parashikueshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
