FOTO/ Ky është Imer Krrashi, 31-vjeçari me precedentë penalë që përplasi 9 makina tek Liqeni i Thatë
5 Tetor 2025, 17:04 / AKTUALITET

Ky është 31 vjeçari Imer Krrashi i cili tentoi t’i shpëtoj policisë gjatë një kontrolli pas informacioneve se ky shtetas qarkullonte me armë zjarri pa leje.
Krrashi përfundoi në prangat e bluve të kryeqytetit, ndërsa të dëmtuar mbetën 9 automjete dhe 1 motor.
Drejtuesi i motoçikletës, një punonjës policie jashtë shërbimit, po udhëtonte së bashku me bashkëshorten nga Liqeni Thatë në drejtim të zonës së Tegut, kur u përplas nga Krrashi dhe për pasojë përfundoi përpara një tjetër mjeti që u përfshi në aksident.
Dy të lënduarit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
31-vjeçarit iu gjet në makinë arma për të cilën forcat Shqiponja kishin dyshime që në momentin që e ndaluan.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

