Fermerët grekë në grevë, Kakavija njofton të gjithë udhëtarët: Nga ora 19:00, rruga drejt Janinës do të jetë e bllokuar

Policia Kufitare njofton të gjithë udhëtarët që duan të udhëtojnë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, përmes Doganës së Kakavijës, duhet të marrin parasysh se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar.
Shkak, sipas njoftimit të Policisë Kufitare, është protesta e fermerëve grekë të cilët këtë të mërkurë kanë njoftuar se mund të nisin dhe grevën.
Në doganë, pas këtij orari do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.
Fermerët dhe blegtorët në Greqinë Perëndimore po përgatiten të hyjnë në grevë duke filluar nga sot, e mërkurë, duke kërkuar zgjidhje thelbësore dhe të menjëhershme për problemet që po përjetojnë.
Ata protestojnë kundër kostove të larta të prodhimit dhe uljes së subvencioneve nga OPEKEPE. Një bllokadë e re është ngritur jashtë kryqëzimit të Megalochorit, në Trikala, ndërsa numri i përgjithshëm i traktorëve që marrin pjesë në mobilizim në Thesali kalon 4,000.
Për shkak të bllokadave, Rruga Kombëtare Athinë-Selanik mbetet e mbyllur në lartësinë e Nikaias dhe E-65 në Kardica. Protesta e fermerëve dhe bllokadat kanë shkaktuar paralizim të lëvizjes edhe në shtet e tjera, si doganat me Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

