EMRI/ U kap në “shtëpi bari”, arrestohet shqiptari, pritet deportimi në Shqipëri

Një i ri, që ka hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe u arrestua për kultivim kanabis. Shqiptari Enriko Allkushi, 23 vjeç, u gjet i fshehur në papafingon e një ish-parukerie në Bucknall New Road, Hanley, ku gjithashtu u gjetën 50 bimë kanabisi në fazën e pjekjes.
Policia ishte thirrur në orën 02:00 të mëngjesit të 21 tetorit pas raportimeve për një thyerje. Ata gjetën bimët dhe pajisjet e rritjes në dy nga dhomat e gjumit. Allkushi tha se ai ishte dërguar atje nga dy shqiptarë që iu afruan në Londër. Allkushi, nga Bucknall New Road, u deklarua fajtor për kultivimin e një droge të klasit B.
Shqiptari, sipas autoritetete, do të deportohet në Shqipëri.
Duke e burgosur të pandehurin për 14 muaj, gjyqtari tha se kjo është një situatë që e shohim shumë rregullisht në këtë gjykatë.
“Droga shkatërron jetën. Si në shumë raste, ju ndodheni në këtë vend në mënyrë të paligjshme, prandaj nuk keni mjete të ligjshme për të fituar të ardhura, kështu që keni shfrytëzuar një mundësi të ofruar për të marrë të ardhura të cilat e dinit se ishin kundër ligjit”, tha gjyqtari.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


