EMRI/ U godit me thikë gjatë një sherri, ndërron jetë 17-vjeçari shqiptar në Greqi

27 Shkurt 2026, 11:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ U godit me thikë gjatë një sherri, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një përleshjeje me një shtetas grek.

Viktima është identifikuar si 17-vjeçari shqiptar Aleks Vangjeli.

Ai është paraqitur fillimisht në spital me plagë të rënda në zonën e barkut, i cili u shpreh se ishte përfshirë në një aksident automobilistik.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ai u transportua me urgjencë me ambulancë drejt Athinës, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, në një klinikë private në Korinth është paraqitur edhe një 19-vjeçar grek, gjithashtu i plagosur me thikë. Edhe ai ka deklaruar fillimisht se ishte lënduar si pasojë e një aksidenti.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa dyshohet se të rinjtë janë përfshirë në një përleshje për motive të dobëta.

Për mediat greke ka folur nëna e 19-vjeçarit, e cila ka thënë: Nuk di asgjë ende, isha duke fjetur kur më morën. Sa i përket fëmijës tjetër, zbulova se kishte vdekur rrugës. Ai ishte një mik i ngushtë i djalit tim. Kush janë ata që vranë një fëmijë dhe shkuan të vrisnin një tjetër? Nuk e di…”.

Autoritetet besojnë se këto dy incidente janë të lidhura dhe se ka pasur një sherr para vdekjes së 17-vjeçarit.

 

Po ndodh...

ide