EMRAT/ Operacioni “Vakumi” në Lezhë! Zbulohen 2 sera me kanabis, arrestohen 3 persona, 2 të tjerë në kërkim

Vijon operacioni i koduar “Vakumi”, i ndërmarrë nga Policia e Shtetit për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive dhe kontrolleve në terren, në fshatrat Rrabosht dhe Gocaj janë zbuluar dy sera të mbushura me 1.640 fidanë dhe bimë narkotike të llojit cannabis sativa.
Policia ka arrestuar në flagrancë tre shtetas që u kapën duke u kujdesur për bimët narkotike. Ata janë:
Gjovan Gjini, 46 vjeç, banues në fshatin Rrabosht, Agustin Çotaj, 33 vjeç, banues në fshatin Balldre, Pashk Ndreca, 31 vjeç, banues në fshatin Ungrej
Gjithashtu, janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale:
A. B., 40 vjeç, banues në fshatin Rrabosht. M. D., 31 vjeç, banues në fshatin Ungrej.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se këta shtetas kanë bashkëpunuar edhe me dy persona të tjerë, të kapur një ditë më parë në transportimin e rreth 34 kg kanabis. Qëllimi i grupit, sipas hetuesve, ishte kultivimi, prodhimi dhe shitja e lëndës narkotike.
Kontrollet e kryera në fshatrat Rrabosht dhe Gocaj, respektivisht në njësitë administrative Kallmet dhe Balldre, zbuluan dy sera në të cilat ishin kultivuar bimët narkotike, një pjesë në tokë dhe një pjesë në vazo. Bimët u sekuestruan si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie.
Policia ka sekuestruar gjithashtu 7 automjete dhe 7 aparate celularë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
