Ja kush janë tre të plagosurit në Rrëshen, mes tyre një ish-zyrtar

26 Shtator 2023, 12:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ja kush janë tre të plagosurit në Rrëshen, mes tyre një

Masakër mund të cilësohet ajo që ndodhi mesditën e sotme në qendër të Rrëshenit, ku u ekzekutua në një atentat mafioz Martin Bardhi dhe u plagosën tre të tjerë.

Martin Bardhi u qëllua për vdekje në hyrje të picerisë së tij, që ndodhet ngjitur me spitalin e Rrëshenit dhe përballë komisariatit të policisë.

Nga plumbat u plagosën edhe 3 të tjerë.

Bëhet me dije se 3 të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

Burimet mësojnë se është plagosur Ilir Bardhoku, ish-drejtor në Bashkinë e Mirditës dhe Olti Gjini e Indrit Bardhi. Ky i fundit është djali i xhaxhait të viktimës. 

Autorët kanë qenë dy dhe të maskuar. Ata kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tavolinës, ku ndodheshin viktima dhe tre persona e tjerë që mbetën të plagosur nga plumbat. Sipas rindërtimit të skenës së krimit, autorët kanë vijuar të qëllojnë edhe në lëvizje duke u larguar në rreth 20 metra distancë.

Video

Po ndodh...

ide