Ekzekutimi me dy plumba në kokë i Mondi Mëhallës, bie në pranga ish-ortaku i tij dhe roja i karburantit

Detaje të reja dalin nga ekzekutimi i Mondi Mëhallës alias Edmond Hyka, i cili u qëllua me plumb në kokë.
Raportohet se janë arrestuar ish-ortaku i biznesmenit dhe roja i karburantit.
Ish-ortaku i viktimës është vendosur në pranga për shkak të konflikteve që ka pasur me 43-vjeçarin, ndërsa burimet informojnë se ndaj tij deri më tani s’ka ndonjë provë konkrete.
Ndërkohë roja i karburantit në pronësi të viktimës akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Hetuesit dyshojnë se ai ka qenë në dijeni të rrethanave para ose pas ngjarjes, por nuk ka njoftuar autoritetet.
Ndërkohë Naldo Gjini, i cili u shoqërua ditën e djeshme (1 Dhjetor) në kuadër të verifikohet në kuadër të hetimeve për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, është ende i shoqëruar pa fletë arresti dhe pritet të lirohet.
Nga blutë mësohet se është shpallur në kërkim një i dyshuar si bashkëpunëtor në krim.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

