Ekzekutimi në Elbasan, biznesmeni 43-vjeçar me precedent penal! Autorët u larguan në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd

30 Nëntor 2025, 21:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ekzekutimi në Elbasan, biznesmeni 43-vjeçar me precedent penal!

Detaje të reja janë mësuar nga ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan.

Mondi Mehalla ka marrë dy plumba në kokë.

Ai është qëlluar ndërsa ndodhej në makinë në biznesin e tij. Viktima njihet me dy emra Edmond Hyka ose Mondi Mahalla 43 vjeç.

Sipas burimeve dyshohet se janë dy autorë të përfshirë. Gjithashtu nga informacionet ka rezultuar se i proceduar për shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.

Sakaq, automjeti i autorëve të dyshuar , “Audi” ngjyrë e zezë është larguar nga në drejtim të aksit rrugor Elbasan-Librazhd.

Mahalla ishte një gjyq për armëmbajtje pa leje dhe sende të ndaluara. E gjithë zona ku ndodhi ngjarja është e survijuar nga kamera dhe qarkullimi kur ka ndodhur krimi ka qenë shumë i lartë.

Atentati duket se ka qenë i mirë-organizuar, pasi atentatorët janë larguar pasi janë bindur që personi që ishte objektivi ka ndërruar jetë.

 

Po ndodh...