Foto/ Ky është Fatjon Dervishi, 38-vjeçari që u vra mbrëmë në Sukth

27 Shtator 2023, 17:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Foto/ Ky është Fatjon Dervishi, 38-vjeçari që u vra

38-vjeçari Fatjon Dervishi u qëllua natën e kaluar ndërsa po kthehej me makinë në shtëpi bashkë me shokun e tij, pasi kishin qëndruar në një lokal.

Personi në foto është Fatjon Dervishi, 38-vjeçari që u vra mbrëmë në Durrës me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

38-vjeçari Fatjon Dervishi u qëllua natën e kaluar ndërsa po kthehej me makinë në shtëpi bashkë me shokun e tij, pasi kishin qëndruar në një lokal.

Dervishi humbi jetën në spital, ndërsa shokun e tij nuk e kapën plumbat. Fatjon Dervishi është emër i njohur për policinë sepse ka qenë i skeduar për drogë dhe krime ndaj personit e pronës, por asnjëra prej këtyre nuk i është provuar. Ndërkohë vëllai i viktimës, Fatbardh Dervishi ndodhet në burg. Mësohet se veç mbiemrit Dervishi, vëllezërit mbanin edhe mbiemrin Doda.

Vëllai i viktimës ka qenë i përfshirë në një grup kriminal në Spanjë, ku është dënuar për pastrim parash. Sipas informacioneve, ai dyshohet gjithashtu për zhdukjen e një personi në Spanjë. Në vitin 2018 Fatbardh Dervishi dyshohet se ka zhdukur personin e identifikuar si Tauland Malshi.

Në ditët e para të vitit 2022, Fatbardh Dervishi plagosi të dashurën 23-vjeçare nga Durrësi në një dhomë hoteli teksa po festonin së bashku vitin e ri. Pas plagosjes në hotel 32-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes. Në atë kohë e plagosura e shfajësoi Dervishin duke deklaruar se ishte një ngjarje pa dashje, po në gjykatën e Durrësit vijon gjykimi ndaj tij për plagosje të lehtë.

Aktualisht ai ndodhet në burg për këtë vepër penale dhe për dënimin që mori në Spanjë. Sipas informacioneve, deri më tani larja e hesapeve është pista kryesore ku po heton policia.

Gjashtë persona janë shoqëruar nga policia e Durrësit në funksion të zbardhjes së vrasjes që ndodhi natën e kaluar në Katund të Sukthit.

Policia po vijon me intensitet hetimet, ndërsa po këqyren edhe pamjet e kamerave të sigurisë në mënyrë që të kuptohen lëvizjet e viktimës dhe autorit.

Po ndodh...

ide