Durrës/ Nëna 36-vjeçare denoncon humbjen e vajzës së saj, Policia vihet në kërkim
18 Prill 2025, 16:05 / AKTUALITET

Një 36-vjeçare nga Durrësi ka denoncuar në policinë vendore humbjen e vajzës së saj të mitur, duke kërkuar edhe ndihmë për gjetjen.
Burime zyrtare njoftuan sot (18 prill) se në Komisariatin e Policisë, ka kallëzuar gruaja me inicialet G. I., 36 vjeçe, banuese në Xhafzotaj.
“Është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja F. I. Po punohet për gjetjen e saj”, bëri me dije policia vendore, por pa dhënë detaje të hollësishme mbi rrethanat, shkaqet apo deri dhe moshën e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit, për veprime të mëtejshme, teksa po punohet për ta lokalizuar vajzën e humbur duke pyetur tek shoqëria e saj apo nëpërmjet edhe informacioneve të tjera, sikurse rrjetit social.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


