Dumani për Adriatik Llallën: Ka marrë thjesht pasaportën, po punojmë për ekstradimin e tij

Kreu i SPAK, Altin Dumani, në një takim informal me gazetarët deklaroi se vijon procesi në Itali për ekstradimin e ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla.
Ai bëri të ditur se Llalla ka përfituar nga Gjykata e Apelit Romë marrjen e pasaprtës me qëllim lëvizjen brenda territorit Italian ndërsa shtoi se ka besim se ai do të kthehet në vendin tonë për vuajtjen e dënimit.
“Adriatik Llalla ka përfituar nga Gjykata e Apelit në Romë marrjen e pasaportës me qëllim lëvizjen brenda territorit italian. Procesi vijon në Itali për ekstradimin e ish-kryeprokurorit të Shqipërisë Adriatik Llalla”, tha Dumani në komunikimin sot me gazetarët.
Avokati i ish-kreut të Prokurorisë, Adriatik Llalla deklaroi pak kohë më parë se klienti i tij kishte fituar të drejtën e azilit politik në Itali, por sipas SPAK, në Itali vazhdojnë procedurat e ekstradimit dhe vendimi i Gjykatës së Apelit të Romës ishte për revokimin e masës së sigurisë.
Ish-kryeprokurori është dënuar me 2 vite burg për akuzën e “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë” dhe heqje të së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
