Dosja kaloi në SPAK, Zhabina: “Bankers”, organizatë e strukturuar kriminale. Xama: Vepra penale si ajo e inceneratorëve

Dosja hetimore e aferës “Bankers Petroleum” i është kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pasi Prokuroria e Fierit shpalli moskompetencën.
Gazetari Xhevahir Zhabina, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se çështja përmban të gjitha elementet e një organizate të strukturuar kriminale. Ndërsa gazetarja Ola Xama bëri një paralelizëm me skandalin e inceneatorëve ku ishin të implikuar shumë institucione shtetërore.
Xhevahir Zhabina: Kemi të bëjmë me një organizatë të strukturuar kriminale, që përbën formën më të rëndë të kryerjes së një vepre penale.
Prokuroria e Posaçme ka regjistruar disa vepra penale, si mashtrimi me TVSH-në, fshehja e parave. Kjo strukurë ka një hierarki, jo vetëm shtetasi kinez dhe ish-administratori. Nga dosja rezulton se mund të jenë përfshirë ish-zyrtarë të lartë, individë të lidhur me banka, ish-deputetësh dhe mbete për t’u parë parë nëse prokurorja Anita Jella do të shkojë përtej asaj që ka bërë Prokuroria e Fierit.
Kjo e bën çështjen jo vetëm një hetim për mashtrim financiar, por edhe për korrupsion dhe shpërdorim detyre, që përfshijnë emra jashtë kompetencës së prokurorive të zakonshme.
Ola Xama: Nëse e shohim veprën penale si organizatë kriminale të Bankers kjo është si e inceneratorëve se janë disa institucione shtetërore që kanë shpërdorur detyrën. Ke një zinxhir institucional deri te ministritë që monitorojnë pagesën e taksave dhe evazionit fiskal. Ndaj Bankers janë hapur disa hetime dhe janë mbyllur pa asnjë rezultat.
Bankers ka krijuar edhe dëme te banesat e Zharrëzës. Ditët e fundit punëtorët kanë protestuar për kushtet e këqija dhe sot kanë hyrë në grevë urie. Te zyrat qendrore ka paga nga 5 mijë deri në 200 mijë në vit dhe punëtorët thonë se nuk kanë marrë as rritje page dhe indeksim për shkak të inflacionit.
Xhevahir Zhabina: Mund të kemi në hetim edhe zyrtarë të para vitit 2013.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





