Arjan Ndoja del kundër Nokës e Bardhit: Nuk do më shihni kurrë duke i rënë tavolinave, ne të listës së hapur s'vijmë me regji në Kuvend

16 Tetor 2025, 22:09 / POLITIKË ALFA PRESS

Arjan Ndoja del kundër Nokës e Bardhit: Nuk do më shihni

Në fund te seances plenare, pas perfundimit te votimit, disa deputetë kanë marrë fjalën për çështje jashtë rendit të ditës.

Mes tyre, për herë të parë në foltoren e Kuvendit ka folur edhe Arjan Ndoja, i cili mesa duket ka shfrytëzuar fjalimin e parë në Kuvend për të shigjetuar aksionet që përfundojnë me kaos të kolegëve të tij të PD, Flamur Noka e Gazment Bardhi.

Në këtë fjalim që kaloi pa u vënë re, për shkak të deklaratave që ndërkohë mbaheshin në oborrin e Kuvendit, ai ka thënë se vetë nuk do t'i bjerë asnjëherë tavolinave dhe se nuk vjen me skenar me regji në parlament, pasi vjen nga lista e hapur.

''Është hera e parë që dal në këtë foltore, dhe në rradhë të parë dua të falenderoj të gjithë ata që më kanë votuar, së dyti, jam përpjekur gjatë gjithë jetës sime ta ndërtoj rrugëtimin bazuar në punë, respekt dinjitet. Falenderoj në mënyrë të veçantë deputetët që janë këtu nga Partia Socialiste, që janë ende pjesë e kësaj seance, bashkë me 11-shen tonë, por që nuk plotësojmë kuorumin që të zhvillohet seanca. 
Kërkesa që bëjnë deputetët e PD, ka të bëjë me faktin që ky Kuvend ka detyrimin që të zhvillojë seancat plenare në mënyrë sa më të rregullt, në përputhje me Kushtetutën dhe me rregulloren. 

Nga seanca e parë e deri më sot kam parë një varg shkeljesh dhe parregullsish të cilat nuk më duken normale. Unë e kam thënë mendimin tim, që në kuvend të kthehet normaliteti ku njerëzit të Kuvendojnë, të flasin. Rolin kryesor e ka drejtuesi i seancës, kryetari, nënkryetarja.

Nuk po gjendet vullneti për tp zbatuar rregulloren. Jo vetëm unë, por edhe një pjesë e madhe e grupit parlamentar  të PD, duan që të flasin dhe të kontribuojnë me mendimin e tyre kundër ose pro. Me qenë realist unë e di që është prishur godina e teatrit kombëtar, por shoh batuta, sjellje komike që këtij parlamenti nuk i shkojnë përshtat. Unë e quaj vend të shenjtë që i shërben qytetarëve.  Kam dy çështje për të diskutuar që i përket zgjedhësve të mi. Po shpronësohen disa banesa. Banorët duan dëgjesë publike. Problemi i dytë është për banorët e lagjes 17 në Durrës. Sa herë bie shi, për shkak të problemeve të kanalizimeve ata përmbyten. Është detyrim i qeverisjes vendore e qendrore për ndërhyrje të menjëhershme sepse atyre u sillen dëme të pariparueshme dhe akoma nuk kanë marrë kompensime.

Ju bëj thirrje edhe njëherë mua as smë keni parë, as sdi më shihni duke i rënë tavolinave sepse nuk e kam atë edukatë, nuk e kam atë formim, por nga ana tjetër ju bëj thirrje edhe ty personalisht zoti Balla mos na etiketo të gjithë grupin parlamentar se një pjesë e grupit që është pjesa më e madhe duan të zhvillohet seanca parlamentare dhe duan që të flasin. Nuk e meriton grupi parlamentar i PD aq më tepër që një pjesë prej nesh nuk janë as produkt i listave të mbyllura që të vijnë me kokën ulur këtu dhe të bëjnë veprime me regji. *_Zoti Peleshi thirrje miqësore, të respektojmë kuvendin dhe të rikthejmë normalitetin. Njerëzit duan të dëgjojnë. Ligji për mbetjet ka problem juridik, nuk mund të kalohej vetëm në votim",- tha Ndoja ndër të tjera.

 

 

Po ndodh...