Opozita sot në protestë, rrethohet me gardh metalik Kuvendi! Cilët janë skenarët që priten të ndodhin

12 Mars 2026, 08:32 / POLITIKË ALFA PRESS

Opozita sot në protestë, rrethohet me gardh metalik Kuvendi!

Partia Demokratike do të protestojë sot para Kuvendit, teksa në seancën plenare pritet të votohet kërkesa e SPAK për imunitetin e deputetes Belinda Balluku. Protesta do të nisë në orën 10:00, ndërkohë Policia e Tiranës ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të tubimit.

Duke filluar që mbrëmjen e kaluar, zona përreth Parlamentit është rrethuar me gardh metalik, ndërsa pritet një prani e shtuar e forcave të policisë për të shmangur çdo incident.

Policia gjithashtu ka njoftuar planin e masave për protestën. Në kuadër të planit të hartuar, nga ora 06:00 deri në përfundim të tubimit, do të kufizohet qarkullimi i automjeteve në rrugën “George W. Bush”.

Gjithashtu policia bën të ditur se, në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të përkohshme edhe në akse të tjera, ndërsa trafiku do të devijohet në rrugë alternative për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

Sakaq, Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete, si dhe apelon që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

Po ndodh...