Protestë para Parlamentit, mesazh nga Komisioni Evropian: I takon Kuvendit të trajtojë kërkesën për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij
12 Mars 2026, 10:01 / POLITIKË

Teksa Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare për të votuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, për të cilën PS është shprehur kundër, ka ardhur një reagim nga Komisioni Evropian.
Komisioni Evropian i është përgjigjur News 24 në lidhje me kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut, teksa është shprehur se nuk komentojnë çështje që janë ende në proces dhe se i takon parlamentit që të trajtojë kërkesën për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij.
“Ne nuk komentojmë për çështje që janë ende në proces. I takon Parlamentit të Shqipërisë të trajtojë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij.”, thuhet në reagimin e Komisionit Europian.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
