Alarm në Vlorë për motin e keq, rrugët rrezikojnë sërish përmbytje
16 Tetor 2025, 21:59 / AKTUALITET

Bashkia e Vlorës ka lëshuar një njoftim zyrtar për qytetarët, duke i paralajmëruar për reshje shiu dhe stuhi që pritet të godasin qytetin bregdetar nga data 17 deri më 21 tetor.
Në njoftim, autoritetet u kërkojnë banorëve të tregohen vigjilentë dhe të shmangin parkimin në zonat me rrezik përmbytjeje, ndërsa grupet e punës pretendohet të jenë “në gatishmëri të plotë” për çdo situatë.
Mesa duket për bashkinë masa e vetme është paralajmërimi pasi kjo nuk është hera e parë që Vlorën e gjen e papërgatitur moti i keq. Edhe më herët, reshjet kanë mjaftuar për të përmbytur rrugët kryesore të qytetit bregdetar, për shkak të mungesës së kanalizimeve dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
