Dorëzoni armët! OSBE: Ngjarjet e rënda për shkak të armëve që kanë në banesa

6 Qershor 2023, 15:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dorëzoni armët! OSBE: Ngjarjet e rënda për shkak të

Një numër i lartë i vrasjeve dhe plagosjeve në vend realizohen me armë që janë marrë nga depot e ushtrisë në vitin 1997. OSBE ka kërkuar nisjen e projektit për dorëzimin vullnetar të tyre, duke theksuar se mbajtja e pistoletave apo automatikëve në banesa rrit rrezikun e përfshirjes në akte të rënda.

Qarkullimi i armëve të marra nga depot ushtarake në vitin 1997 apo dhe mbajtja e tyre në familje konsiderohen rrezik dhe shqetësim për organizatat ndërkombëtare.

OSBE në tryezë me Ministrinë e Brendshme kërkon ndërgjegjësim të popullsisë për dorëzimin e tyre dhe të mos dënohen poseduesit.

"Të rinjtë duhet të ndërgjegjësohen sa i përket rrezikut që sjellin armët. Kjo organizatë përpiqet të sjellë në vëmendje atë çka është e rëndësishme, pra mospërdorimi dhe dorëzimi i këtyre armëve në polici ka sjellë rezultate të mira. Ne besomë se dhe këtu në Shqipëri do të kemi progres," tha ai.

Mbajtja e armëve në banesë konsiderohet si shkak për kriminalitetin në vend, ndërsa OSBE bëri një renditje të qyteteve me ngjarje të rënda.

Drejtori i rendin dhe sigurise publike Rebani Jaupi apeloi për kufizimin e dhënies së lejes për mbajtjen e armëve.

"Për uljen e rrezikut të përhapjes së armëve dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta," tha ai.

Thirrja e zëvendësministrit Besfort Llamallari ishte për të rinjtë, duke u kërkuar të mos mbajnë armë, çka u sjell pasoja të rënda në momente të caktuara.

 

Po ndodh...

ide