Dhunoi bashkëshorten, 40-vjeçari arrestohet nga policia e Kapshticës

8 Prill 2024, 17:22 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dhunoi bashkëshorten, 40-vjeçari arrestohet nga policia e
Policia e Kapshticës ka ndaluar shtetasin në kërkim Sh.Gj., 40 vjeç, i cili raportohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasin në kërkim Sh. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...

ide