Devoll, 42-vjeçarja shantazhon një burrë: Më jep para që të mos publikoj fotot

Një grua 42-vjeçare, banuese në fshatin Miras, është në telashe, pasi policia e Korçës bëri sot me dije (11 qershor), se e ka marrë nën akuzë, pasi dyshohet se shantazhonte duke i kërkuar para një 45-vjeçari, që të mos i publikonte disa foto të tyre.
Besohet se çifti kishte pasur lidhje të mëparshme dhe e dyshuara e ka shfrytëzuar duke e përndjekur, me qëllime që ta zhvasë, në këmbim të mosdenigrimit të tij me fotot që posedonte.
“Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasen B. D., 42 vjeçe, banuese në Miras, pasi dyshohet se ka përndjekur një 45-vjeçar, si dhe i ka kërkuar atij, shuma parash, që të mos publikonte disa foto të tyre”, bëri me dije policia vendore për rastin.
Ngjarja do hetohet më tej nga organi i akuzës, për të zbardhur rrethanat, raportin e mëparshëm të dy personave dhe shkaqet e shantazhit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




