Deklarata e fortë e gazetares: 12 punonjës të RENEA-s shoqërojnë persona të famshëm të botës së krimit

21 Mars 2023, 11:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

Deklarata e fortë e gazetares: 12 punonjës të RENEA-s

Gazetarja Anduena Llabani ka folur për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë, ku nënvizohen si probleme pavarësia e gjyqësorit, media dhe korrupsioni, deklaroi se në raport theksohet progres në çështjen e hetimeve të kryera nga SPAK.

Nga studio e MCN Live, Llabani tha se në raportin e DASH mungon inkriminimi i punonjësve të Policisë së Shtetit në disa çështje që kanë karakter kriminal.

Sipas saj, raporti nuk përfshin numrin e lartë të policëve të përfshirë ngjarje kriminale, apo të punonjësve të policëve që kanë qenë autorët e vetëm të dekonspirimit të operacioneve të ndërmarra nga SPAK, si vrasjet me pagesë apo vrasjet e bujshme në një dekadë.

Sot nëse flasim me prokurorë apo me punonjës të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një nga problemet kryesore është përfshirja e punonjësve të policisë apo blerja e punonjësve të Policisë së Shtetit nga elementë të krimit.

Sot janë 12 punonjës të RENEA-s që shoqërojnë persona të famshëm të botës së krimit dhe lëvizin lirisht falë mbrojtjes që ofrojnë këta persona.

Shumë hetime të nisura nga SPAK dhe BKH nuk shkojnë deri në fund se dalin punonjës të RENEA-s dhe operacionales.

Në raport përmendeshin hetimet e SPAK, lufta ndaj korrupsionit dhe në fund renditej krimi që ndodh shpesh në familje dhe duket se raste të tilla janë shumë pak të vëmendshme dhe të evidentuara në Shqipëri dhe që dënohen me minimumin e mundshëm.
Llabani ngriti si shqetësim se hierarkia e Policisë së Shtetit nuk komunikojnë me njeri-tjetrin.

Në vijim tha se në 2020 pati ndryshime në Kodin Penal, për të dënuar korrupsionin në administratën shtetërore, duke rritur dënimin për korrupsion nga 3 vite në 7 vite burg, por nuk ka zyrtarë të lartë të dënuar./MCN.tv

 

Po ndodh...

ide