Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë ku humbi jetën efektivi i policisë

Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë në Fier ku humbi jetën Agron Saba, punonjës policie në Patos. Siç shihet edhe në video, makinat janë bërë copash nga përplasja.
58 vjeçari Agron Saba po udhëtonte me një automjet tip Opel kur përplas me një makinë tip “Benz”, që drejtohet nga 27-vjeçari me iniciale G. H., 27 vjeç. Aksidenti që i mori jetën efektivit rreth orës 21:35, në aksin rrugor “Patos-Fier.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 21:35, në aksin rrugor “Patos-Fier”, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin Agron Saba., 58 vjeç, banues në Patos, (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos) është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos.
Si pasojë e kësaj përplasje, ka ndërruar jetë shtetasi Agron Saba.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Pamjet e aksidentit nga Abcnews.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
