“Bankat e nivelit të dytë pjesë e botës së krimit”/ Habit avokati: SPAK duhet të hetojë

Avokati Edmond Petraj ishte i ftuar sot në emisionin “Breaking” në Top News, ku foli në lidhje me hetimet e SPAK për dosjen “Metamorfoza”.
Ai shtoi se është një hetim shumë i rëndësishëm që do të zgjasë në kohë, ku është e përfshirë sigurisht dhe politika. Megjithatë, sukses ky hetim do të ketë, sipas avokatit, vetëm nëse hetohen bankat e nivelit të dytë në vendin tonë.
“Kemi një lëvizje të jashtëzakonshme të Prokurorisë së Posaçme, e nxitur nga ambasada amerikane. Nuk po bëhen selektive për persona të veçantë. Kjo do të jetë një dosje maratonë, do mbarojë pas 5 ose 6 vitesh.
Ngelet për tu parë se si do vijojë në ditët në vazhdim, por ajo që dëgjoj unë, me ato shifra marramendëse, me 5 mln euro do vrasim këtë, ose jemi kaq atij, më duken të pabesueshme. Pse? Sepse 5 mln euro bën ky shteti. Është katastrofë, më duken shifra të ekzagjeruara.
Megjithatë, nëse hetohet kjo dosje, patjetër do dalin personazhe politikë, patjetër do dalin bankierë, patjetër do dalin bankat e nivelit të dytë. Do dalin dhe ndërtime masive në Tiranë. Por do ta quaja sukses, nëse do të hetohet bankat. Po ashtu, se si lejet e ndërtimit merren përsipër dhe projektet madhore me investime të jashtëzakonshme miliona euro për kullat në Tiranë bëhen nga bankat.”– tha avokati.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



