Arrestohen dy shqiptarë në Igumenicë, policia greke sekuestron 47 kg kanabis të fshehur në makinë

29 Nëntor 2025, 23:14 / AKTUALITET ALFA PRESS

Arrestohen dy shqiptarë në Igumenicë, policia greke sekuestron 47

Dy shtetas shqiptar janë arrestuar në Igumenicë, Greqi, nën dyshimin e trafikut të drogës.

Policia greke mësohet se gjeti në makinën e tyre me targa shqiptare 46 pako me kanabis të papërpunuar, të fshehura në bagazh dhe sediljet e pasme, me një peshë totale 47 kg e 550 gr.

U sekuestruan gjithashtu automjeti dhe një shumë prej 550 eurosh. Të arrestuarit do të paraqiten para Prokurorisë së Shkallës së Parë të Thesprotisë.

 

Po ndodh...