Alarm për bombë në një hotel në qendër të Tiranës, policia në vendngjarje
30 Maj 2025, 20:09 / AKTUALITET

Një telefonatë anonime në sallën operative të policisë ka ngritur në alarm forcat e rendit pasditen e sotme në Tiranë. Bëhet fjalë për një njoftim për një bombw të dyshuar shpërthyes pranë hotelit luksoz “Plaza”.
Forcat xheniere janë nisur drejt vendngjarjes. Zona është rrethuar, ndërsa është bërë evakuimi i pjesshëm i ambienteve përreth, ku sipas burimeve të Report Tv po boshatiset godina e hotelit.
Nga ana tjetër bëhet me dije se dyshohet për një alarm të rremë, por po kryhen të gjitha verifikimet në terren për të përjashtuar çdo mundësi rreziku.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

