VIDEO/ Akuzohet se ndërhyri në sistemin TIMS, reagon Ervin Muca: Janë spekulime mediatike...

12 Prill 2024, 12:33 / AKTUALITET ALFA PRESS

VIDEO/ Akuzohet se ndërhyri në sistemin TIMS, reagon Ervin Muca:

Ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça është paraqitur ditën e sotme në gjykatë, ndërsa ka mohuar të jetë i përfshirë në ndërhyrjen e sistemit TIMS.

Ai ka deklaruar shkurt për mediat se është i pafajshëm, ndërsa tha se nuk ka kopjuar asnjë të dhënë.

"Kam bërë detyrën, s’kam kryer asnjë shkelje, skam kopjuar asnjë të dhënë, deklarohem i pafajshëm, lëreni drejtësinë të bëjë pune e saj, deklarohem i pafajshëm, nuk ka lidhje kodi i punonjësit kam vepruar sipas procedurës, nuk me ka kërkuar askush asgjë”, iu përgjigj ai pyetjeve të gazetarëve ndërkohë që hynte në ambientet e gjykatës.

Prokuroria e Tiranës njoftoi të martën më 9 prill marrjen në hetim të Drejtorit të Teknologjisë dhe Informacionit në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, për veprën penale “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”.

Ai akuzohet se ka eksportuar bazën e të dhënave TIMS të Policisë së Shtetit, një vit më parë. Po ashtu, prokuroria ka kërkuar në gjykatë caktimin e masave të sigurimit personal “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Në njoftim sqarohet se hetimi ndaj Muçës ka filluar bazuar në referimin e kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në vitin 2023, lidhur me kopjimin e paligjshëm të të dhënave të sistemit TIMS.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128