Aksidentet fatale në Kukës, banorët ngrihen në protestë

Disa qytetarë kanë protestuar mëngjesin e kësaj të shtune në Kukës, për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë në rrugët e qytetit, duke kërkuar masa të menjëhershme për shmangien e aksidenteve.
Shkak për protestën janë bërë disa aksidente fatale, ndërsa së fundmi një 51-vjeçar humbi jetën pasi u godit nga një automjet në rrugën hyrëse të qytetit, që lidh Kukësin me segmentin Kukës-Morinë të Rrugës së Kombit.
Vendndodhja ku ndodhi aksidenti është një zonë me fluks të lartë të automjeteve dhe bizneseve, ku drejtuesit shpesh abuzojnë me shpejtësinë.
Pas incidentit, dhjetëra protestues u mblodhën dhe për disa minuta bllokuan rrugën në shenjë sensibilizimi dhe paralajmërimi.
Ata kërkuan masa për rritjen e sigurisë dhe paralajmëruan se do të intensifikojnë protestat nëse nuk ndërhyhet për përmirësimin e kushteve të sigurisë rrugore.
Protestuesit apeluan që shteti të ndërhyjë për të parandaluar aksidente të tjera, pasi situata është bërë shqetësuese.
Siç u raportua, 51-vjeçari po udhëtonte me çiklomotor në mëngjesin e së premtes, kur u përplas nga automjeti. Për pasojë, ai humbi jetën, ndërsa policia arrestoi drejtuesin 20-vjeçar të automjetit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

