Aksident në aksin Ura e Çerenecit–Librazhd, të plagosur dy drejtuesit e mjeteve

26 Maj 2026, 23:34 / AKTUALITET ALFA PRESS
Aksident në aksin Ura e Çerenecit–Librazhd, të plagosur

Një aksident rrugor me pasojë lëndime të personave është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Ura e Çerenecit–Librazhd. Dy automjete janë përfshirë në një përplasje, e cila ka rezultuar në plagosjen e dy drejtuesve të mjeteve.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, të dëmtuarit janë dërguar menjëherë drejt spitalit të Bulqizës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Mjekët bëjnë me dije se, pavarësisht goditjes, dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendin e aksidentit pak minuta pas njoftimit. Grupi hetimor ka nisur punën për mbledhjen e provave dhe kryerjen e veprimeve të nevojshme procedurale, me qëllim zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij incidenti rrugor.

Po ndodh...

ide