Rekorde dhe statistika/ Nga Loro Boriçi te Silvinjo, ja më të spikaturit e Kombëtares

26 Maj 2026, 22:28 / SPORT ALFA PRESS
Rekorde dhe statistika/ Nga Loro Boriçi te Silvinjo, ja më të

Historia e Kombëtares shqiptare është ndërtuar mbi disa figura të mëdha të pankinës kuqezi, por dy emra dallojnë qartë mbi të gjithë të tjerët, Loro Boriçi, Xhani De Biazi dhe Silvinjo. Njëri përfaqëson themelin historik të Kombëtares shqiptare, ndërsa dy të tjerët simbolizojnë epokën më të suksesshme moderne të saj.

LORO – Legjenda shkodrane dhe e Partizanit, Loro Boriçi mban rekordin absolut për kohën më të gjatë në krye të Shqipërisë, me plot 4747 ditë në pankinën kuqezi. Ai e drejtoi Kombëtaren në katër periudha të ndryshme, duke u rikthyer vazhdimisht si fi gura më e besuar e futbollit shqiptar. Mandati i parë i tij nisi më 15 shtator 1957 dhe zgjati deri më 29 qershor 1963, një periudhë kur Shqipëria nisi të fi tonte identitet në futbollin europian. Rikthimi i dytë, nga 24 nëntori 1965 deri më 21 qershor 1972, ishte edhe periudha më e gjatë e tij në krye të ekipit kombëtar.

Më pas, ai pati edhe dy eksperienca të shkurtra në vitin 1976 dhe në vitin 1981, çka e çoi në katër mandate të ndryshme në krye të kuqezinjve. Në total, Boriçi drejtoi 24 ndeshje, por rëndësia e tij shkon shumë përtej statistikave. Ai konsiderohet si arkitekti i brezave të parë të Kombëtares shqiptare dhe një nga fi gurat më të mëdha të historisë së futbollit në vend.

Në një kohë kur Shqipëria kishte shumë pak eksperiencë ndërkombëtare, Boriçi arriti të ndërtonte një skuadër konkurruese dhe të rriste reputacionin e futbollit shqiptar në arenën europiane. Për shumë historianë të sportit, ai mbetet simboli i identitetit kuqezi dhe trajneri që krijoi kulturën e parë të Kombëtares.

ITALIANI – Në anën tjetër, Xhani De Biazi është trajneri me më shumë ndeshje në historinë e Shqipërisë, me 52 takime të drejtuara. Italiani qëndroi 1853 ditë në krye të skuadrës dhe e drejtoi Kombëtaren në dy periudha të ndryshme. Mandati i parë nisi më 29 shkurt 2012 dhe përfundoi më 29 mars 2015, ndërsa periudha e dytë nga 13 qershori 2015 deri më 11 qershor 2017. Pikërisht gjatë kësaj kohe, Shqipëria përjetoi transformimin më të madh në historinë e saj futbollistike.

Nën drejtimin e De Biazit, kuqezinjtë siguruan kualifikimin historik në UEFA Euro 2016, turneu i parë madhor ku mori pjesë ndonjëherë Kombëtarja shqiptare. Ai ndërtoi një skuadër me disiplinë taktike, organizim mbrojtës dhe mentalitet fi tues, duke arritur rezultate historike ndaj skuadrave të rëndësishme europiane.

Fitoret ndaj Portugalisë, Armenisë dhe paraqitjet dinjitoze në Francë 2016 e kthyen De Biazin në një nga fi gurat më të dashura për tifozët shqiptarë. Nën drejtimin e tij, Shqipëria fi toi respekt në Europë dhe ndryshoi statusin e saj në futbollin ndërkombëtar.

RELI DHE BRIGEL – Pas dyshes historike Boriçi–De Biazi, në listën e trajnerëve më jetëgjatë renditen edhe emra të rëndësishëm si Shyqyri Rreli, i cili qëndroi 1447 ditë në dy mandate dhe drejtoi 23 ndeshje, si dhe Edoardo Reja me 1260 ditë dhe 38 ndeshje.

Gjermani Hans-Peter Brigel la gjithashtu gjurmë me 1134 ditë në krye dhe 31 ndeshje të drejtuara, duke ndihmuar në rritjen e nivelit konkurrues të Kombëtares në fi llim të viteve 2000.

SHIFRAT MË TË MIRA – Një tjetër emër që u ngjit me shpejtësi në këtë listë ishtë Silvinjo. Braziliani ka drejtuar 34 ndeshje deri në mars 2026 dhe ka kaluar 1100 ditë në krye të Shqipërisë, duke u bërë një nga trajnerët më të qëndrueshëm të dekadës së fundit.

Nën drejtimin e tij, Kombëtarja ka treguar rritje të dukshme në lojë dhe rezultate, duke vazhduar traditën e trajnerëve që kanë lënë gjurmë në historinë kuqezi. Me të u kualifi kuam drejtpërdrejt në europianin e dytë si dhe shkuam në “play off”-in e Botërorit. Shifrat i japin të drejtë brazilianit, që me rezultate është më i suksesshmi./OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

Po ndodh...

ide