"Vlora, beton e propagandë"/ Ish kryebashkiaku Zilja: Një qytet që sikur i ka rënë kolera...po shkretohet!
Një realitet i hidhur fshihet pas propagandës së qeverisë për transformimin turistik të jugut të vendit.
Qyteti bregdetar, Vlora, po përballet me një shpopullim masiv dhe braktisje të përditshme nga banorët e tij, duke u kthyer në një zonë që nuk prodhon më asgjë, por mbahet gjallë vetëm nga fasadat e betonit.
I ftuar në ‘A Show’, në Syri Tv nën moderimin e Adi Krastës, Gëzim Zilja, ish kryetar i Bashkisë Vlorë tha se qytetit i është zhveshur historia dhe i janë mbyllur industritë thelbësore, përfshirë atë të peshkimit apo përpunimit.
Me shqetësim, Zilja sheh edhe transferimi i institucioneve të rëndësishme, si gjykatat dhe drejtoritë e arsimit, drejt qarqeve të tjera fqinje.
Ish zyrtari vendor u ndal edhe te largimi i vendasve, që sipas tij po zëvendësohet kryesisht nga shtetas italianë që zgjedhin të banojnë aty, por kjo nuk ndryshon faktin që pjesa më elitare dhe intelektuale e qytetit është detyruar të largohet përgjithmonë.
Dy janë faktorët kryesorë që po mbajnë peng ringritjen e atij që dikur njihej si "shpirti i lirë dhe i drejtpërdrejtë", sipas Ziljas: varfëria ekstreme dhe presioni i lartë politik në vendet e punës.
Kjo ka bërë, theksoi ai, që mundësitë e punësimit janë kufizuar vetëm në institucione shtetërore si bashkia apo prefektura, ndërsa ka krijuar një varësi ekstreme, ku çdo lloj rezistence apo zëri opozitar shtypet menjëherë.
Rasti i protestave për mbrojtjen e pyllit të Nartës reflekton më së miri këtë klimë frike. Pjesëmarrja mbetet minimale, jo nga mungesa e vullnetit,u shpreh ish kryebashkiaku i Vlorës, por nga frika e ndëshkimit kolektiv që zbatohet me largime nga puna për anëtarët e familjes së protestuesve.
E vërteta është që Vlora braktiset çdo ditë, çdo orë, çdo sekondë, çdo minutë. Përse? Është një qytet që nuk prodhon asnjë gjë. Është një qytet që ia kanë marrë gjithçka. Ka vetëm beton, beton dhe propagandë. Që nga shenjat historike që ka pasur, siç është Flamuri, e deri te industritë e vogla përpunuese që ka pasur, duke përfshirë të gjitha industritë e lehta, edhe atë të peshkimit, edhe të tjera industri të vogla që ka pasur këtu, ato nuk ekzistojnë më.
Prandaj ky qytet është një qytet, ju zëntë në gojë Zotin, po unë mendoj që njëherësh është i harruar nga Zoti. Shifrat tregojnë shumë mirë që ky është një qytet, më fal që do flas kështu, po është një qytet sikur ka rënë kolera në mesjetë, një herë e një kohë. Domethënë njerëzit ikin, ikin e ikin pa mbarim. Vijnë italianë kryesisht që banojnë këtu, po ata harxhojnë ato lekë që kanë.
Gjithçka është e politizuar. Këtu njerëzit mund të zënë punë vetëm në prefekturë, në bashki dhe në ndonjë institucion tjetër. Dhe çudia më e madhe është vështirësimi që i ka bërë ana historike, siç është Flamuri apo simbolet e tjera që ka pasur Vlora, ajo që është shumë e çuditshme është që po ia heqin të gjitha institucionet. Që nga drejtoria arsimore, gjykatat, e të tjera. Domethënë, drejtori ose institucione që ka pasur Vlora i kanë kaluar në Fier. Domethënë nga kjo anë, Vlora po shkretohet.
Unë mendoj, kam shumë për të folur në këtë drejtim, po unë mendoj se është një politikë e caktuar që Vlora të braktiset. Unë nuk e di me çfarë do popullohet, se ky është një qytet i bekuar nga Zoti. Unë e shoh çdo ditë kur ngrihem në mëngjes, e kam shtëpinë shumë afër detit dhe hap sytë dhe bëj 20 hapa, dhe uau më duket sikur shikoj për herë të parë atë bukuri. Aq e bukur është Vlora, e bekuar nga Zoti.
Në Vlorë kanë ngelur ata që s'ikin dot. Çfarë kanë qenë, elitat e inteligjencës, njerëz me shpirt që e kanë dashur me kokë Vlorën, kanë lënë kokën për Vlorën... kanë ikur. Sepse jeta e tyre pas ’97-ës këtu u bë e padurueshme. Pas të’97-ës këtu dëgjoje gjuhë të stisur, intriga dhe ata pjesa më e madhe, më e mirë, më e dashur, më e arsimuar, u largua. Këtu kanë ngelur ata njerëz thashë që nuk ikin dot. Kjo dhe propaganda e çmendur që bën Partia Socialiste në këtë qytet. Ky është një avantazh shumë i madh për ta.
Këtu zgjidhet kryetari i bashkisë me 11 mijë vota. I merrni me mend, domethënë se kush ka mbetur në këtë qytet. Nga kjo anë, forcat progresive këtu mungojnë. Tani, sipas meje, ai shpirt i madh i vlonjatit është goditur kaq rëndë sa mua më duket sikur ka rënë në gjunjë. Nuk e di se si do ngrihet, se si do bëhet, se si do vazhdojë kjo punë. Edhe arsyeja është varfëria dhe braktisja. E para është varfëria. Këtu ka një varfëri proverbiale. Lëre se ç'thonë pastaj, këta thonë edhe gjëra që bëjnë demagogji... Në qoftë se këtu gjuhet... këtu gjuhet si në mesjetë, gjuhesh në kuptimin të heqin babanë nga puna, të heqin vëllanë, të heqin nipin, të heqin dhe je i mbaruar.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128