Marta Kos: Mbyllim negociatat më 2027, më pas do t’i ngjitem Korabit me kryeministrin Rama!

Nuk ka munguar humori dhe batutat nga ana e kryeministrit Edi Rama gjatë konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Po ashtu edhe nga Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos nuk kanë munguar edhe notat e humorit dhe mesazhet e koduara. Ajo ka deklaruar se pasi Shqipërija të jetë gati për në BE, bashkë me Ramën do ti ngjiten malit të Korabit që duket se nënkupton se misioni ka mbaruar dhe Rama largohet.
“Kur flasim për datën ju flas që mbështesim vizionin e qeverisë së Shqipërisë deri në fund të 2027 dhe më pas do ti ngjitem Korabit së bashku me kryeministrin. Kjo është e vetmja piketë mbyllëse shtesë që kam pasur deri më sot”, u shpreh Marta Kos.
Nga ana e tij kryemimistri Rama u përgjigj se për këtë mund të bëhet një kompromis, ndërsa u shpreh se zgjedh kullën Eiffel, kur Franca të thotë po.
“Mund të bëjmë një kompromis, mund t’i ngjitemi kullës Eiffel kur Franca të thotë po mirëserdhët në klub, është më e vështirë se Korabi”, u shpreh Rama.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128