Protesta e radhës për Gjuhën Shqipe, në Prishtinë/ Mevlan Ademi nga Tirana: Dëshmuam se kur bëhet fjalë për gjuhën dhe identitetin, dimë të bëhemi bashkë!

26 Maj 2026, 18:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

Protesta e radhës për Gjuhën Shqipe, në Prishtinë/

Protesta e radhës në mbështetje të studentëve shqiptare në RMV që të cilët kërkojnë që provimi i Jurisprudencës të mbahet në Gjuhën Shqipe do të zhvillohet në Prishtinë.

Studenti Mevlan Ademi i cili ka kryesuar edhe protestat e zhvilluara më herët, u shpreh se studentët kërkojnë vetëm të drejtat e tyre dhe të jenë të barabartë. Gjithashtu i pranishëm në protestën që u mbajt në Tiranë këtë të martë, Mevlan Ademi theksoi se u dëshmua edhe njëherë se kur bëhet fjalë për gjuhën Shqipe shqiptarët dinë të bëhen bashkë.

“Dëshmuan që kur bëhet fjalë për identitetin dhe gjuhën tonë dimë të bëhemi bashkë. Nuk jemi kundër askujt por jemi vetëm për të drejtën dhe gjuhën tonë që është larë me gjak”, tha ai.

Po ndodh...

ide