Përplasjet për Aeroportin e Vlorës/ Gjykata e Lartë rrëzon Valon Ademin, Behgjet Pacolli rikthehet në projekt

26 Maj 2026, 19:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përplasjet për Aeroportin e Vlorës/ Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Valon Ademi dhe kompanisë së tij lidhur me administrimin e Aeroportit të Vlorës, duke i hapur rrugë rikthimit në projekt të kompanisë së Behgjet Pacolli.

Me vendimin e marrë ditën e sotme, Gjykata e Lartë ndryshoi vendimet e mëparshme të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit në Tiranë, duke rrëzuar masën e sigurimit të padisë të kërkuar nga shoqëritë “Vlora International Airport” dhe “ZA Group”.

Më herët, Gjykata e Apelit kishte lënë në fuqi vendimin që i jepte Valon Ademit të drejtën për administrimin e Aeroportit të Vlorës, ndërsa kompania e Behgjet Pacollit përjashtohej nga vendimmarrja.

Përplasja ligjore mes palëve kishte sjellë tensione edhe në kantierin e punimeve të aeroportit, ku ditët e fundit u raportuan përplasje mes punonjësve të kompanisë së Pacollit dhe përfaqësuesve të kompanisë së Ademit.

“Ndryshimin e vendimit nr. 17959 Akti, date 23.12.2025 të Gjykates së Shkallës Juridiksionit te Pergjithshëm Tiranë dhe vendimit nr. 185 (30-2026-1569), date 19.02.2026 te Gjykates se Apelit te Juridiksionit te

Pergjithshem Tirane dhe rëzimin e kerkeses se paditesve “Vlora Internacional Airport” SHPK dhe “ZA Group” për marrjen e masës së sigurimit te padise.”- thuhet në vendim.

Po ndodh...

ide