Rama në Bruksel detyrohet të mburrë drejtësinë: I dhamë fund pandëshkueshmërisë, tani duhet të përballemi edhe vetë!

Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në konferencën për mediat pas mbarimit të Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE për IBAR dhe nisjen e procesit të mbylljes së grupkapitujve për negociatat në Union, se vendi ka aktualisht drejtësinë më të pavarur fal reformës së kryer dhe ka goditur pandëshkueshmërinë.
Kreu i qeverisë u angazhua që Shqipëria të vijojë reformat dhe të realizojë detyrat në këtë sfidë të vështirë, duke shprehur bindjen para komisioneres Marta Kos se do ia dilnin që vendi të anëtarësohej sipas premtimit të saj, para mbylljes së detyrës së saj.
“E dimë që nuk është fundi, është vetëm fillimi i fundit, e dimë që duhet të bëjmë më shumë punë. Është momenti që ti themi shqiptarëve që kanë ndjekur IBAR-in me kaq pasion, siç e thashë më parë edhe në sallë, fjala IBAR u bë më trendi. Ja që kështu përjetojmë ne BE-në. E nisëm me stigmën e një vendi që kishte pandëshkueshmëri dhe tani e kemi realizuar goditjen e pandëshkueshmërisë. Tani kemi drejtësinë më të pavarur. Administrata jonë është e aftë siç e tregon dhe puna që bën me komisionin, rrugëtimi unë evropian është i pakthyeshëm”, tha kryeministri mes të tjerash në fjalën e tij.
“Sot morëm konfirmim, institucione shumë më të forta se 10 vite më parë. Një institucion drejtësie që është i pavarur si kurrë më parë. Vit pas viti rritëm investimet dhe ekonominë në Shqipëri. Kishte një kulturë pandëshkueshmërie. Rrugëtimi ynë evropian është i pakthyeshëm i gjithë kjo është themeli për pjesën tjetër, për paga më të mirë, për investime më të mëdha”, tha kreu i ekzekutivit.
Ai e cilësoi edhe si një sfidë të madhe të fundit, para se Shqipëria të anëtarësohet në BE dhe nënvizoi se “jemi gati për t’u përballur”.
Rama u shpreh se ishte i bindur që Shqipëria do anëtarësohej para se Marta Kos të mbyllte mandatin e saj si komisionere.
“Është sfida më e madhe me të cilën jemi përballur, e dimë, e njohim magnitudën e saj dhe jemi gati të përballemi, e them pa asnjë lloj përpjekjeje për t’u përkëdhelur. Të kesh BE në krah do të thotë t’ia dalësh dhe ne do t’ia dalim, unë e ndjej, bashkë me ekipin tonë, dhe jam shumë i bindur që Marta nuk do heqë dorë nga kjo, para fundit të mandatit të saj që përkon me herën e fundit që Shqipëria do jetë jashtë kësaj shtëpie. Jemi të inkurajuar dhe të lumtur”, tha ai.
Rama falënderoi edhe ambasadorin e BE në Tiranë, Silvio Gonzato, për të cilin tha se “sjell lajme të mira e të këqija nga BE” dhe se kjo do ishte konferenca e fundit ndërqeveritare për të si diplomat që përfaqëson Unionin në Shqipëri.
“Falënderoj edhe Silvion (Gonzato) sepse ai ka qenë edhe zëdhënësi i lajmeve të mira dhe të këqija, por edhe sepse është konferenca e fundit ndërqeveritare e tij si përfaqësues. Ju kam sjell edhe pak diell këtu”, tha kryeministri duke bërë edhe batuta për kohën.
Mbledhja e cila nisi rreth orës 19:00, zgjati pak më shumë se 60 minuta përpara se kryeministri Rama, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos dhe zv.ministrja për Integrimin e Qipros, Marilena Raouna, dolën në një konferencë për shtyp.
Konferenca ndërqeveritare vjen pas vendimit të miratuar nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (COREPER), i cili konfirmon plotësimin e Kushteve të Ndërmjetme në Grupkapitullin “Themelorët”, si dhe përcakton Kushtet për Mbylljen e negociatave për Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” dhe Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128