“Fytyrë mi, kokë zhabë…”, konflikt për shtëpinë dhe murin në Progonat, avokati qëllon me gurë komshiun

26 Maj 2026, 21:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Fytyrë mi, kokë zhabë…”, konflikt për

Fiks Fare denoncoi se në fshatin Progonat të Tepelenës, një konflikt vijon prej gati 4 vitesh, ndërsa asnjë institucion, qoftë policia, prokuroria, gjykata apo edhe vetë Kadastra, nuk e kanë zgjidhur.

Jo vetëm kaq, por pas interesimit të emisionit investigativ dhe përplasjes së këtyre familjeve, policia lokale shoqëron me forcë denoncuesin.

Në redaksinë e emisionit mbërritën video të këtij konflikti, ku disa banore të zonës, trashëgimtare të zonjës së ndjerë, Aishe Daci, janë nxjerrë forcërisht pa asnjë vendim gjykate, pa përmbarim apo pa polici nga Zaçe dhe Liljana Islami, të cilët pretendojnë se banesa është e familjes së Liljana Islamit (Dacit). Fiksi bisedon me Arta Daci, një nga trashëgimtaret e Aishes, e cila thotë se ajo dhe 2 motrat e saj janë nxjerrë me forcë nga ky çift në vitin 2022, teksa prona në fjalë që kanë edhe konfliktin, ka qenë pronë e tyre, e ka ndërtuar nëna dhe vëllai i saj, që kanë ndërruar jetë. Më pas, është bërë një gabim në Kadastër, ku pronën në fjalë ia kanë hedhur në emrin e një komshiu, që s’ka lidhje as me Liljanën e as me Artën. Ky komshi ka bërë një deklaratë se prona është e Aishe Dacit.

Ndërkohë, në momentin që motrat kërkuan që pronën t’a hidhnin në emrin e tyre u shfaq edhe çifti në fjalë që hapin një gjyq, duke qenë se Zaçe Islami është avokat, dhe e paraqesin deklaratën e komshiut në këtë gjyq. Por, përdorin vetëm togfjalëshin “s’është e imja”, duke mos përdorin “është e Aishe Dacit”. Fitojnë shkallën e parë, ndërkohë që Arta dhe motrat e saj s’kishin dijeni dhe as ishin thirrur. Madje, as Kadastra e Tepelenës dhe komshinjtë.

Më pas, Kadastra e ka ankimuar këtë vendim ashtu edhe Arta dhe aktualisht nuk ka një vendim të formës së prerë, një urdhër ekzekutimi që prona t’i lirohet Zaçes dhe Liljanës. “Këta janë futur me forcë në atë banesë dhe nuk dalin nga banesa. Nëna dhe vëllai janë nën dhe’, Liljana dhe Zaçja u kanë marrë gurët e banesës. Na nxorën me dhunë, plaçkat i kemi çuar në një kasolle dhe janë kalbur” thotë Arta.

Pasi morën këtë banesë, çifti Zaçe dhe Liljana Islami janë konfliktuar me komshinjtë, trashëgimtarët e Refi Gugës. Liljana ka prishur muret rrethues ekzistues, duke tentuar që pronën që zaptoi ta zgjerojë. Fiksi bisedon me Sokol Gugën, i cili tregon kalvarin prej 4 vitesh. madje thotë se ka edhe filmime që Liljana ka prishur muret rrethues. “Ata mirë që zaptuan, po tani prishin muret tona të ndërtuara në vitet ’60 dhe ’70. Janë mure ekzsitues.

Jemi në konflikt, ka ardhur policia dhe çështja ka shkuar disa herë në polici, prokurori e gjykatë. Është konflikt i hapur. Sa erdhën këta, vetëm zaptojnë” pohon Sokoli. Ai thotë se, të dyja palët kanë vendosur kamera dhe tashmë çështja ende s’po zgjidhet nga asnjë institucion.

Fiksi shkon te banesa ku qëndrojnë Zaçe dhe Liljana Islami. Çifti i kërkon grupit të Fiks Fare që të futet në rrethimin e banesës. Më pas, gazetarët i pyesin se si u bënë pronar dhe a kanë certifikatë dhe aty fillojë dhe acarohen.

Zaçe i kërkon Liljanës që të ndërpresë intervistën. Fiksi i kërkon nëse kanë certifikatë, ata s’e kanë. Pretendojnë se janë pronar me një vërtetim të vjetër, të viteve ’40, por në atë vërtetim shkrihet truall dhe tokë arë dhe jo godinë dhe banesë.

Më pas pretendojnë se përse grupi i Fiksit është futur në banesë, kur në fakt vetë ata i ftuan brenda. tentojnë të flasin, por acarohen dhe nuk iu përgjigjen pyetjeve. Në një moment, te muri që është prishur disa herë, vjen edhe komshiu Sokol Guga dhe aty palët acarohen, duke sharë njëra – tjetrën. Zaçe Islami merr një gur dhe tenton që të qëllojë Sokol Gugën. Ai i kërkon grupit të Fiks Fare që ai të largohet, ndërsa Fiksi i thotë se personin në fjalë s’e ftuan ata dhe se është në një rrethim tjetër.

“Fytyrë mi, kokë zhabë, qelbësirë…”, ishin disa nga fjalët që palët i drejtonin njëra-tjetrës, ndërkohë që në një moment avokati Zaçe Islami merr një zorrë uji dhe tenton që t’a lagë, por s’ka ujë. Më pas ai lajmëron policinë që të vij te ai konflikti.

Pas 1 ore, në vendngjarje shkon Policia e Tepelenës, e cila fillimisht shkon në banesën e Zaçe Islamit. Zaçja ankohet për komshiun dhe u tregon se aty ka shkuar edhe grupi i Fiks Fare dhe u ka bërë pyetje për pronësinë. Pasi dolën nga banesa e Zaçes, Fiksi tenton të flasë me shefin e krimeve duke e pyetur se përse nuk është zgjidhur si konflikt. Ai thotë se palët do shoqërohen dhe informacionin ta merrnim te zëdhënësja. Nuk pranon të japë shpjegime.

Fiksi ndjek furgonin e policisë që ndalon te një banesë, ku qëndronte denoncuesi Sokol Guga. Policia i shkon te porta dhe i kërkon që ai të shkojë në komisariat. Qytetari i thotë se nëse Zaçja ka vendim prishje për murin, atëherë ai do të paraqitet dhe se sot s’është konfliktuar. Nuk pranon dhe shefi i krimeve urdhëron agjentët e tjerë që t’a shoqërojnë me forcë. Policia e merr me forcë, teksa Sokol Guga i kundërshton. Ata e fusin në furgon, ndërsa grupi i Fiks Fare e pyet shefin nëse ka urdhër shoqërimi apo vendosi në çast. Ai thotë e palët do shoqërohen.

Po ndodh...

ide