Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, automjeti merr përpara barrierat anës rrugës, përfundojnë në spital tre persona
25 Janar 2025, 10:39 / AKTUALITET

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë kryqëzimit të Blinishtit.
Burime bëjnë me dije se mjeti tip “Volkswagen Polo” dyshohet të ketë kryer një parakalim të gabuar në kryqëzim, duke shkaktuar tre persona të plagosur, të cilët u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës.
Mjeti Polo, për pak, sa nuk ka përfunduar në kanal, pasi pas përplasjes me një mjet tip “Benz”, ka përfunduar mbi barrierat metalike të rrugës.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

