Aksident në aksin Fier-Seman, një i plagosur

9 Nëntor 2024, 16:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në aksin Fier-Seman, një i plagosur

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Fier- Seman, pranë vendit të quajtur Fermë – Clirim.

Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë një prej tyre ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime dhe është dërguar menjëherë pranë Spitalit Rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen policia dhe grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Po ndodh...