Aksident me vdekje në Tapizë
18 Prill 2025, 17:11 / AKTUALITET

Një aksident tragjik ka ndodhur në Tapizë, ku një 33-vjeçar ka përplasur automjetin e një 69-vjeçareje, e cila si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe është konfirmuar nga policia e Krujës.
Shoferi, shtetasi V. Z., është arrestuar nga autoritetet.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin V. Z., 33 vjeç, pasi dje, në Tapizë, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja L. M., 69 vjeçe, e cila si pasojë humbi jetën.“- njofton policia.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


