Aksident i rëndë në Kurbin, humb jetën mekaniku, e zë poshtë kamioni që po riparonte

20 Mars 2023, 18:24 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident i rëndë në Kurbin, humb jetën mekaniku, e zë

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Kurbin. Një mekanik ka ndërruar jetë pasi e zuri poshtë kamioni që po riparonte.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Laç të Kurbinit.

KURBIN- Një 45-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme, teksa ka qenë duke punuar në një servis për riparimin e një kamioni.

Ngjarja ka ndodhur në një servis automjetesh në fshatin Laç, Kurbin, ku shtetasi A. M., 45 vjeç, mekanik në këtë servis, duke punuar në një mjet kamion, dyshohet se aksidentalisht kamioni e ka zënë poshtë dhe për pasojë shtetasi A.M., ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128