81-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit mbajnë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve!

29 Nëntor 2025, 10:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

81-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit mbajnë homazhe te

Një ditë pas festimeve të Pavarësisë, Shqipëria shënon sot 81-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazistë.
Udhëheqësit më të lartë të shtetit po zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, duke nderuar sakrificën e atyre që luftuan për lirinë e vendit.

Mes të pranishmëve janë presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

Shqipëria u çlirua më 28 nëntor 1944, pas pesë vitesh pushtimi që nisi me agresionin italian të 7 prillit 1939 dhe vijoi me kontrollin gjerman pas kapitullimit të Italisë në vitin 1943.

Po ndodh...