U dënua me 17 vite burg pasi vrau kamarierin, Erjon Llapushi: S’kërkoj mëshirë, por të vërtetën
4 July 2026, 17:00 / AKTUALITET
Sipas materialit të përcjellë nga familja e të kërkuarit gazetares Anila Hoxha, Erjon Llapushi thotë se nuk mohon tragjedinë dhe dhimbjen e familjes së viktimës, por këmbëngul se nuk ka pasur asnjëherë qëllim për të vrarë.
“Nuk kërkoj mëshirë, por drejtësi. Nuk kam pasur armë, plan, konflikt të mëparshëm apo qëllim për të vrarë. Si mund të quhet vrasje me dashje një goditje e vetme me grusht?”, shprehet ai në deklaratë.
Kujtojmë se Gjykata e Apelit e dënoi Erjon Llapushin me 17 vite burg për vrasje me dashje të Gazment Kurmakut. Prokuroria e kishte cilësuar ngjarjen si “vrasje me dashje” dhe kishte kërkuar dënimin e tij me 20 vite burg.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128