250 vite histori janë dëshmi se liria fitohet, demokracia ndërtohet dhe e ardhmja u përket atyre që kanë vizionin ta shikojnë dhe guximin ta ndryshojnë

4 July 2026, 14:52 / POLITIKË NGA TAULANDA JUPI

Gëzuar Pavarësinë Amerikë! 

250 vite histori janë dëshmi se liria fitohet, demokracia ndërtohet dhe e ardhmja u përket atyre që kanë vizionin ta shikojnë dhe guximin ta ndryshojnë.

Më 4 korrik 1776, patriotët dhe etërit themelues të Shteteve të Bashkuara, me vizion, guxim dhe besim të palëkundur te liria, nënshkruan një nga aktet më të rëndësishme në historinë e njerëzimit Deklaratën e Pavarësisë. Ata shpallën para botës se liria është një e drejtë e lindur, jo një privilegj, se pushteti buron nga qytetarët, jo nga frika dhe se qeveritë ekzistojnë për t’i shërbyer popullit, jo për ta sunduar atë.

Ky mesazh ka frymëzuar breza të tërë njerëzish të lirë.

Për shqiptarët, SHBA ka qenë dhe mbetet simboli i republikës kushtetuese, i shtetit të së drejtës, i demokracisë funksionale dhe i besimit se çdo qytetar ka të drejtë të jetojë i lirë, me dinjitet dhe me shpresë.

Sot, mijëra shqiptarë, prej 35 ditësh në proteste, kërkojnë zgjedhje të lira, institucione të pavarura dhe barazi para ligjit. Ata nuk kërkojnë privilegje, por dinjitet. Nuk kërkojnë pushtet, por një shtet të drejtë që i shërben qytetarit. Një Republikë të Re, të ndërtuar mbi lirinë, të drejtat e individit dhe demokracinë funksionale.

Historia juaj na mëson se popujt nuk ecin përpara duke u pajtuar me padrejtësinë, por duke pasur guximin qytetar për ta ndryshuar atë me dinjitet, vendosmëri dhe me besim.

250 vite liri frymëzojnë! 

Po ndodh...