Vllaznia rikthehet te fitorja, shkodranët mundin Dinamon në Loro Boriçi dhe ruajnë vendin e parë në renditje

Vllaznia rikthehet te fitorja, që mungonte prej dy javësh në kampionat (humbje në Vlorë dhe barazim në Rrogozhinë).
Kuqeblutë kanë mposhtur 1-0 Dinamon në “Loro Boriçi”, falë golit të shënuar nga kapiteni Bekim Balaj në pjesën e parë.
Shkodranët kaluan në avantazh me të zakonshmin Balaj pas 14 minutash lojë.
Miqtë pretenduan për një pozicion jashtë loje, por pas verifikimit në VAR, goli akordohet.
Dinamo mundohet të reagojë, madje “blutë” shënojnë me Berishën, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.
Në pjesën e dytë dinamovitët kanë disa mundësi të mira për të shënuar golin e barazimit, por pa arritur që të dërgojnë topin në rrjetë.
Mbyllet 1-0 për Vllazninë kryesfida e javës së 11-të në kampionatin Abissnet Superiore.
Vllaznia kryeson e vetme kampionatin me 23 pikë, ndërsa Dinamo mbetet në vendin e katërt në kuotën e 18 pikëve.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
