Sulmuesi që i dha Champions-in Realit thumbon Barcelonën: Huazuan Rashford se nuk kanë para

21 Korrik 2025, 17:19 / SPORT ALFA PRESS

Sulmuesi që i dha Champions-in Realit thumbon Barcelonën: Huazuan

Ish-lojtari i Realit të Madridit, Predrag Mijatoviç, u shfaq në emisionin “El Larguero” të “Cadena SER”, ku diskutoi mbërritjen e Markus Rashford në Barcelonë, duke thumbuar klubin blaugrana.

“Rashford është një lojtar që ishte gati të bëhej një yll i vërtetë, por ka pasur një performancë aspak të mirë. Kur bën gjëra të tilla (nënshkrimi i një lojtari me huazim), është ose sepse nuk ke para, ose sepse nuk je i sigurt nëse ai do të luajë mire”, komentoi ish-sulmuesi.

Ish-lojtari gjithashtu vlerësoi situatën te Reali i Madridit. “Duke parë prapa në gjithçka që kemi kaluar vitet e fundit, na mungojnë lojtarë krijues (fantazistët), na mungon më shumë kreativitet në mesfushë”.

 

Po ndodh...