Steven Gerrard përmendet si kandidat për të drejtuar Armando Broja te skuadra e Burnley-it

28 Prill 2026, 00:00 / SPORT ALFA PRESS

Steven Gerrard përmendet si kandidat për të drejtuar Armando


Sulmuesi shqiptar Armando Broja po kalon një periudhë të vështirë në karrierë, duke pasur pak minuta loje te Burnley FC, pavarësisht se skuadra ka rënë nga Premier League.

Sipas raportimeve në mediat angleze, pas një sezoni zhgënjyes, drejtuesi aktual i skuadrës, Scott Parker, pritet të largohet, duke hapur diskutime për një emër të ri në stol.

Në këtë kontekst, përmendet edhe ish-legjenda angleze Steven Gerrard, i cili mund të marrë drejtimin e Burnleyt në të ardhmen e afërt.

Emërimi i tij do të ishte me interes edhe për situatën e Brojës, pasi pritet të shihet nëse një trajner i profilit të Gerrard mund ta ndihmojë sulmuesin shqiptar të rikthejë formën dhe besimin në fushë.

Në të kaluarën, Gerrard ka punuar me lojtarë të rinj në Rangers FC, ku kishte investuar besim edhe te ish-futbollisti shqiptar Eros Grezda, por pa arritur rezultatet e pritshme.

Megjithatë, çdo lëvizje mbetet ende në fazë spekulimi dhe e ardhmja e Brojës dhe stolit të Burnleyt pritet të qartësohet në javët në vijim.

Po ndodh...