Po sfidon Berishën, Baton Haxhiu sulmon Alesia Balliun, kundërpërgjigjia: Kur më "shan" ti, jam në rrugën e duhur me demokratët!
Analisti Baton Haxhiu debatoi me Alesia Balliun, në emisionin ‘Të Paekspozuarit” në MCN TV, për dëshirën e saj për të kandiduar përballë Sali Berishës.
Haxhiu e quajti Balliun "një aksident".
Haxhiu: Nga gjitha gjërat që i shoh në jetë dhe brenda politikës unë kam parë plot personalitete dhe duan të krijojnë një aksident për një situatë dhe ti je një prej aksidenteve sepse profili yt nuk më bind se do të konkurosh.
Balliu: Unë dua të bind demokratët, ti s’je demokrat.
Haxhiu: Ku e di ti se ç’jam unë?
Balliu: Nëse s’të kam bindur ty, jam në rrugën e duhur.
Haxhiu: Unë as po dua të ndihmoj por të flas me shikuesin. Ajo që mua më pengon është se aksidentet e krijojnë një proces demokratik.
Balliu: Nuk mund ta quash aksident procesin politik në Partinë Demokratike sepse nuk je pjesë dhe për sa kohë që nuk je pjesë, nuk mund ta lejoj.
Haxhiu: Po çfarë të them që ke të drejtë? Unë mund të them që ke të drejtë, por unë e kam problem për fjalitë e mia me shikuesin.
Balliu: Duhet të hapet gara në parti.
Haxhiu: Unë e respektoj secilin që bën një garë politike dhe hyn në betëj për të fituar diçka.
Balliu: Secili hyn për të fituar dhe besoj se do të fitoj për të sfiduar lidershipin aktual të PD-së. Unë kam besim te vetja ime se kam mbi 1 mijë mesazhe çdo ditë.
Haxhiu: Nëse Ylli të lejon që të vazhdosh me poezi, vazhdo. Unë poezinë nuk kam ndërmend ta dëgjoj.
Haxhiu: Unë nuk po flas për të drejtën, por për aksidentin.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128