Aksident në Fiershegan, plagoset 65-vjeçari

27 Prill 2026, 21:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në Fiershegan, plagoset 65-vjeçari

Aksident në qendër të Fiersheganit ku një motoçikletë është përplasur me një mjet tip benz.

I dëmtuar rëndë ka mbetur drejtuesi i motoçikletës një 65 vjeçar nga fshati Toshkëz i cili është transportuar me urgjencë për në spitalin e Lushnjes nga ambulanca.

Policia e qarkullimit rrugor ndodhet në vendngjarje dhe po merret me disiplinimin e trafikut ndërsa pritet të vijë grupi hetimor për ekspertizë dhe për të dokumentuar ngjarjen.

Sipas të dhënave të para dyshohet se mjeti tip Benz i ka prerë rrugën motoçikletës. I dëmtuari kishte vënë maskën mbrojtëse ç’ka e ka ruajtur nga përplasja e fortë.

Po ndodh...