"I bie që unë kam korruptuar Edi Ramën", Kryemadhi zbërthen akuzën e SPAK për ligjin për minierat

27 Prill 2026, 23:41 / POLITIKË ALFA PRESS

"I bie që unë kam korruptuar Edi Ramën", Kryemadhi

Ish-kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u pyet nga gazetari Artan Hoxha për dosjen e CEZ-DIA për të cilën mbahet në burg ish-presidenti Ilir Meta.

Kryemadhi u shpreh se nuk qëndron akuza ndaj ish-presidentit se ndikoi për të futur në Kuvend ligjin për minierat, sepse ai ka ardhur i propozuar nga qeveria shqiptare.

Hoxha: Zonja Kryemadhi ju do të kërkoni gjykim normal?

Kryemadhi: Normal, normal, jo të shkurtuar. Dëshmitari im kryesor është Adrian Shatku, Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Eduart Shalësi. Nëse ligji për minierat ka ardhur i propozuar nga qeveria shqiptare i bie që unë kam korruptuar Edi Ramën dhe me çfarë e kam korruptuar?

Hoxha: Kur ka filluar procesi dhe kush ka qenë prokurori, sepse unë kam një procesverbal që e kam marrë personalisht i 22 korrikut 2021 dhe unë kam dorëzuar këto filmimet që janë nja 4 orë.

Kryemadhi: Çështja ka filluar në shkurt 2018 dhe e ka filluar Altin Dumani për CEZ-DIA, pasi është bërë shkrimi në BIRN dhe shkrimin e ka ideuar Lulzim Basha.

Hoxha: Në procesverbalin që kam unë thuhet se procedimi është vendimi i prokurorit në 22 korrik 2019 dhe s’po e kuptoj.

Kryemadhi: Po pra, ndaj ata kanë bashkuar çështjet. Çështja është regjistruar te Krimet e Rënda dhe e ka marrë Altin Dumani. Ligji për SPAK-un është kaluar që në 2016 dhe në korrik 2019 ka hyrë SPAK në fuqi. Hetimet për CEZ-DIA ka filluar që në shkurt 2018 dhe për 8 vjet hetime, e kanë hetuar Ilir Metën si kryetar Kuvendi, president, e kanë mbajtur për 8 vite pavarësisht se nuk e kanë regjistruar në protokoll, që të mos u humbasin afatet. Në akuzën që vjen 240 faqe vetëm 35 faqe janë për CEZ-DIA. Mediat atëherë u mbushën që Ilir Meta ka fjetur në një hotel me Kastriot Ismailajn. Erdhi fletë-porosia nga Çekia s’kishte asgjë.

Është një lojë që Altin Dumani, çështjen e Ilir Metës e mori që të bëhej dashnori i amerikanëve. Por Juri Kim duhet të japë llogari për Tigri 1 dhe Tigri 2.

Po ndodh...